U zhvilluam takimin e radhës lidhur me temat e psikoedukimit.
Tema e trajtuar sot ishte: Roli i stilit të jetës tek çrregullimet e shëndetit mendor të shfaqura në fëmijëri.
Pjesa infermierore vuri theksin në promovimin e shëndetit dhe në suportin që ato japin, rolin e tyre në mënyrë pak më konkrete. Gjithashtu u prezantuan disa nga hapat që ato ndjekin në menaxhimin e situatave.
Aspekti psikologjik nisi me rëndësinë e stilit të jetës. Disa faktorë të përgjithshëm, si lidhen dhe si ndikojnë në stilin e jetës.
Nënat diskutuan për përvojat e tyre personale, për mënyrën se si e mendojnë ato që ndikon stili i tyre i jetës tek fëmijët.