Qendra Kombëtare Terapeutike dhe Rehabilituese për Fëmijët Tiranë është person juridik publik, i cili vepron në bazë të Kushtetutës, legjislacionit shqiptar në fuqi, në veçanti në bazë të Ligjit Nr.10 138, datë 11.5.2009, “Për Shëndetin Publik”, Ligjit Nr.7961 datë 12.07.1995 “Kodi i Punës” i ndryshuar, Ligjit Nr.18/2017 “Për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës“dhe Ligjit 20/2021 Për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin NR. 44/2012 “Për Shëndetin Mendor”.
-
- Aksesit dhe Barazisë në Vendimarrje
- Koordinimit të Kujdesit
- Efikasitetit të Shërbimeve
- Respektimit të të Drejtave të Fëmijëve
- Shërbimeve me Fokus Pacientin
Veprimtaria e Qendrës ushtrohet duke promovuar dhe zbatuar parimet e:
- Pavarësisë,
- Paanësisë,
- Profesionalizmit dhe
- Konfidencialitetit.