Fillimisht u trajtuan disa teknika shpërqëndrimi për të ndihmuar në gjendjet e ankthit, mënyrat se si ndikon loja në uljen e stresit, kujdesi dhe monitorimi i fëmijëve gjatë lojës, mbështetja dhe përfshirja e familjes, siguria dhe higjiena e lodrave, etj.
Më pas aspekti psikologjik nisi me një bashkëbisedim me nënat. Disa nga pikat ku u vendos theksi ishin stimuluesit pozitive e negative, loja funksionale, aftësite përshtatese, lojërat senso- motore, loja pretenduese, përfitimet e lojës tek femijet, etj.
Vijojmë të kemi interesim të nënave për temat, dëshirojnë bashkëbisedim dhe diskutime lidhur me rastet e tyre.
Shkëmbejnë eksperiencë, japin shembuj për strategjitë që ndjek secila me fëmijët, inkurajojnë njëra- tjetrën lidhur me stimuluesit pozitivë, etj.