Sot, rinisëm me seancat e psikoedukimit për vitin 2024, tema e zhvilluar ishte: “Roli i ndjekjes dhe mbështetjes së fëmijës pranë zonës së mbulimit”.
📌Disa nga temat e trajtuara ishin:
➡️Rëndësia që ka ndjekja dhe mbështetja e fëmijës.
➡️ Shpeshtësia e kontrolleve për të parë ecurinë apo regresin që fëmija bën.
✅️Tema të tjera me interes ishin të kuptuarit e problematikave që shfaq fëmija gjatë ndjekjes së terapive dhe si i shmangim ato.
✅️Interaktiviteti me nënat nuk mungoi, u pyetën nëse kishin informacion lidhur me shenjat e para dhe si mund t’i identifikojnë ato.
✅️U trajtuan edhe disa nga pyetjet më të shpeshta që bëjnë nënat, materialet me të cilat mund të punojnë, udhëzime dhe sugjerime për nxitjet pozitive.
![](https://www.qktrf.gov.al/wp-content/uploads/2024/02/9janar1-1024x461.jpg)
![](https://www.qktrf.gov.al/wp-content/uploads/2024/02/9janar2-1024x461.jpg)
![](https://www.qktrf.gov.al/wp-content/uploads/2024/02/9janar3-1024x461.jpg)
![](https://www.qktrf.gov.al/wp-content/uploads/2024/02/9janar4-1024x438.jpg)