Në seancën e rradhës së psikoedukimit u trajtua tema: “Rëndësia e dinamikave familjare përgjatë ecurisë tek fëmijët me çrregullime të spektrit autik”.
➡️ Disa nga pikat e zhvilluara ishin mbështetja, informacioni, komunikimi, bashkëpunimi.
➡️ Gjithashtu u prekën edhe disa teknika të thjeshta të përditshme si plani ditor, rutina e shkollës, koha për lojrat, rekreacioni dhe arti në kuadër të rritjes së vetëbesimit dhe vetëvlerësimit të fëmijës.
➡️ Kujdesi infermieror në krijimin e një mjedisi të qetë e të rehatshëm, komunikimi i thjeshtë , i qartë dhe bashkëpunimi me prindërit ishte një tjetër element i prezantimit.
➡️ Aspekti psikologjik theksoi familjen si sistemi thelbësor mbështetës për fëmijët me autizëm.
➡️ Dinamika pozitive e familjes mund të krijojë një mjedis edukues dhe rrit aftësinë e fëmijës për të përballuar sfidat që lidhen me autizmin.
➡️Ndikimi në ndërhyrjen e hershme, komunikimi dhe ndërveprimi social, rregullimi emocional, mekanizmat e përballimit dhe adresimi i nevojave individuale ishin disa pika të tjera ku u vendos theksi.
➡️ Interaktiviteti me nënat u fokusua tek pyetjet e lidhura me ndryshimet emocionale që përjetojnë fëmijët gjatë shkëputjes nga nëna/ familja kur shkojnë në kopësht/ shkollë.