Në seancën e sotme të psikoedukimit u trajtua tema: “Roli i ndjekjes dhe mbështetjes së fëmijës pranë zonës së mbulimit”.
➡️ Nisi me rëndësinë që ka ndjekja dhe mbështetja e fëmijës. Më pas me shpeshtësinë e kontrolleve për të parë ecurinë apo regresin që fëmija bën.
➡️ Disa tema të tjera me interes ishin të kuptuarit e problematikës që shfaq fëmija gjatë ndjekjes
së terapive, raporti që ndërtojnë me specialistin dhe kontrollet qe bëhen për të parë zhvillimin e fëmijës.
➡️ U diskutua me nënat nëse kishin informacion lidhur me shenjat e para që shfaq fëmija dhe si mund t’i identifikojnë ato.
➡️ U trajtuan edhe disa pyetje që zakonisht bëhen nga nënat, lojrat funksionale dhe objektet që duhet të përdorin për të patur më shumë rezultate si dhe udhëzime lidhur me marrjen e komandave dhe disa sugjerime për nxitjet pozitive.