Bashkë me nxënësit e shkollës “Musine Kokalari” zhvilluam një vizitë në Qendrën Kombëtare Terapeutike dhe Rehabilituese për Fëmijët ku takuam Albionin dhe Arturin me të cilët ndoqëm nga afër seancat terapeutike në të cilën ata dhe fëmijët e tjerë marrin pjesë çdo ditë me logopedët, fizioterapistët, psikologët dhe stafin mjekësor të kësaj qendre
Mamaja e Arturit, i cili ndjek prej 12 vitesh terapitë në këtë qendër falë së cilës ka arritur një përmirësim të dukshëm, shprehet se Sindroma Down mund të quhet sindroma e dashurisë, jo vetëm për djalin e saj, por për të gjithë fëmijët me këtë aftësi ndryshe
MSHMS mbetet e angazhuar për të rritur dhe forcuar më tej shërbimet për fëmijët me aftësi të kufizuar në çdo bashki të vendit ku falë Fondit Social janë 20 shërbime në mbështetje të tyre ngritur pesë vitet e fundit si dhe rreth 8 qendra zhvillimi për aftësinë e kufizuar