Në seancën e fundit të psikoedukimit, u zhvillua tema: “Trajnimi i tualetit tek fëmijët”.
Në spektin psikologjik u trajtua mosha kur nis zakonisht proçesi, si përgatitet fëmija, interesimi dhe kurioziteti nga ana e fëmijës, kur fëmija tregon me shenja parehatinë ndaj pampersit dhe të kuptuarit të jashtëqitjes.
U theksua që fëmijët nuk duhet të ndjejnë presion kur nis procesi i trajnimit, në mënyrë më specifike tek fëmijët me autizëm mosha e tualetit shtyhet për shkak të vështirësive në marrjen e komandave dhe perceptimin e nevojave.
Disa mënyra se si procesi mund të bëhet më i lehtë dhe argëtues për fëmijën. Nënat u bënë pjesë aktive duke diskutuar rastet dhe situatat e tyre konkrete.
Më pas aspekti infermieror me lehtësirat që mund të perdorin nënat për ta ndihmuar fëmijën. Rutina, ndryshimet dhe shpeshtësia e intervaleve te qëndrimit në tualet.
Kontrolli i të mbathurave dhe fazat e trajnimit intensiv. Vështirësite e trajnimit të urinimit dhe jashtëqitjes, rituali i pelenave i cili kërkon kohë e durim dhe tualeti gjatë natës.