Sot në seancën e psikoedukimit u trajtua tema: “Roli dhe ndërhyrja infermieristike tek fëmijët me çrregullime të të ngrënit”.
Aspekti infermieror nis me disa njohuri të përgjithshme dhe çrregullime të të ngrënit. Si të ndihmojmë një fëmijë me çrregullime të të ngrënit. Gjithashtu u trajtua roli i infermierit dhe disa këshilla për nënat.
Cilat janë karakteristikat që mund të tregojnë për çrregullimet e të ngrënit dhe pasojat që mund të kenë.
Përballja me situatën dhe roli i infermierit si edhe disa elementë specifikë për fëmijët me autizëm.
Interaktiviteti me nënat ishte i pranishëm lidhur me disa pyetje të bëra nga infermierja si psh: si e kanë menaxhuar nënat nëse kanë patur një rast konkret, cilat janë metodat e nënave për të ndihmuar fëmijën në procesin e ushqyerjes etj.
Aspekti psikologjik vijoi me kategoritë e çrregullimeve si ato fizike, muskulare, sjellore. Pyetjet që shërbejnë në menaxhimin e situatave si psh: si shfaqet problemi, sa shpesh, cilat janë rrethanat dhe gjendja e prindit në momentin që ndodh situata.
Ne fund u diskutua se cilat janë mënyrat që ndihmojnë në trajtimin dhe menaxhimin e këtyre problematikave si: mirëkuptimi, regjimi që i nevojitet fëmijës, kushtet e jashtme, përshtatja etj.