U zhvillua seanca e rradhës së psikoedukimit me nënat.
Tema e trajtuar ishte: “Menaxhimi i stresit tek prindërit e fëmijëve me probleme të zhvillimit”.
Aspekti infermieror trajtoi shenjat e para si edhe disa pyetje se si e kanë evidentuar, si e kanë menaxhuar stresin dhe si veprojnë konkretisht nënat.
Gjthashtu aspekti infermieror theksoi disa nga hapat e menaxhimit të stresit si psh: marrja e informacionit, mbështetja emocionale, aktiviteti fizik, ushqyerja e shëndetshme, këshillimi etj.
Aspekti psikologjik u zhvillua kryesisht me ndërveprim me nënat, dhe se si ndërveprimi në përgjithësi mund të lehtësojë stresin.
Nënat ishin mjaft aktive, ato diskutuan për fëmijët dhe ndryshimin e tyre pasi kanë nisur trajtimin në qendër.
U theksua nevoja dhe kujdesi që nënat duhet të tregojnë për veten, që të mund t’i ofrojnë shërbim sa më të mirë fëmijës.