Seanca e sotme e psikoedukimit trajtoi temën: “Roli dhe ndërhyrja infermieristike tek fëmijët me çrregullime të të ngrënit”.
Aspekti infermieror nis me disa njohuri të përgjithshme dhe çrregullime të të ngrënit. Gjithashtu u trajtua roli i infermierit dhe disa këshilla për nënat. Cilat janë karakteristikat që mund të tregojnë për çrregullimet e të ngrënit dhe pasojat që mund të kenë. Si të ndihmojmë dikë me çrregullime të të ngrënit.
Përballja me situatën dhe roli i infermierit. Disa elementë specifikë për fëmijët me autizëm.
Nënat ishin mjaft të interesuara për temën, drejtuan pyetje lidhur me rastet e tyre konkrete. Disa nga pyetjet e hedhura për diskutim nga infermierja ishin: si e kanë menaxhuar nënat nëse kanë patur një rast konkret, cilat janë metodat e nënave për të ndihmuar fëmijën në procesin e ushqyerjes, a duhet rutinë me ushqyerje të rekomanduar apo ka edhe strategji të tjera që ato përdorin për të ushqyer fëmijën.
Aspekti psikologjik vijoi me kategoritë e çrregullimeve si ato fizike, muskulare, sjellore. Disa pyetje që shërbejnë në menaxhimin e situatave si psh: si shfaqet problemi, shpeshtësia, rrethanat dhe gjendja e prindit në momentin që ndodh situata.
Ne fund u diskutua se cilat janë mënyrat që ndihmojnë në trajtimin dhe menaxhimin e këtyre problematikave: mirëkuptimi, regjimi që i nevojitet fëmijës, kushtet e jashtme, përshtatja etj.