Në seancën e sotme të psikoedukimit u trajtua tema: “Roli dhe ndërhyrja infermieristike tek fëmijët me çrregullime të të ngrënit”.
Njohuri të përgjithshme rreth çrregullimeve të të ngrënit. Disa karakteristika, pasoja të çrregullimeve si dhe disa mënyra se si të ndihmojmë dikë me çrregullime të të ngrënit.
Përballja me situatën dhe roli i infermierit. Gjithashtu u trajtuan disa pyetje: sa informacion kanë nënat lidhur me temën, si e kanë menaxhuar nëse kanë patur një rast konkret, cilat janë metodat e nënave për të ndihmuar fëmijën në procesin e ushqyerjes, a duhet një rutinë me ushqyerje të rekomanduar apo ka edhe strategji të tjera që ato përdorin për të ushqyer fëmijën.
Aspekti psikologjik vijoi me kategoritë e çrregullimeve si ato fizike, muskulare, sjellore. Disa pyetje që shërbejnë në menaxhimin e situatave si psh: si shfaqet problemi, shpeshtësia, rrethanat dhe gjendja e prindit në momentin që ndodh situata.
Mirëkuptimi, regjimi që i nevojitet fëmijës, kushtet e jashtme, përshtatja etj u përmendën si mënyra që ndihmojnë trajtimin dhe menaxhimin e problematikave të të ngrënit tek fëmijët.
U theksua gadishmëria e stafit për suportin dhe këshillimin ndaj nënave.
![](https://www.qktrf.gov.al/wp-content/uploads/2024/10/tetor25-1-1024x625.jpg)
![](https://www.qktrf.gov.al/wp-content/uploads/2024/10/tetor26-1-1024x580.jpg)
![](https://www.qktrf.gov.al/wp-content/uploads/2024/10/tetor27-1024x1024.jpg)
![](https://www.qktrf.gov.al/wp-content/uploads/2024/10/tetor28-1024x1024.jpg)
![](https://www.qktrf.gov.al/wp-content/uploads/2024/10/tetor29-1024x1024.jpg)
![](https://www.qktrf.gov.al/wp-content/uploads/2024/10/tetor30-1024x1024.jpg)