Në seancën e sotme të psikoedukimit u trajtuan temat: “Lodra dhe loja si pjesë e ndërhyrjes edukative”, aspekti psikologjik dhe tema: “Roli i stilit të jetës tek çrregullimet e shëndetit mendor të shfaqura në fëmijëri”, aspekti infermieror.
Aspekti psikologjik nis me një bashkëbisedim me nënat, prezantim të shkurtër dhe pyetje lidhur me problematikat e fëmijëve, informacioni që kanë për vijimin e punës së tyre në shtëpi me fëmijën etj.
Disa nga çeshtjet e trajtuara ishin: loja funksionale, stimuluesit pozitive, aftësitë përshtatëse, loja pretenduese, përfitimet e lojës tek fëmijët si zhvillimi i aftësive të reja dhe shmangia e izolimit social.
Pjesa infermierore u trajtua si pjesë e rëndësishme e skuadrës shëndetësore dhe e rolit të tyre në promovimin e shëndetit mendor të fëmijëve. Ofrimi i shërbimit të këshillimit nga ana e tyre për ushqyerjen, regjimin ditor, gjumin etj.
Gjithashtu u prezantuan disa nga hapat që ato ndjekin në menaxhimin e situatave dhe rasteve.
![](https://www.qktrf.gov.al/wp-content/uploads/2024/11/nen1-1024x1024.jpg)
![](https://www.qktrf.gov.al/wp-content/uploads/2024/11/nen2-1024x1024.jpg)
![](https://www.qktrf.gov.al/wp-content/uploads/2024/11/nen3-1024x1024.jpg)