Në seancën e sotme të psikoedukimit u trajtua tema: “Lodra dhe loja si pjesë e ndërhyrjes edukative”.
Nis me rolin e infermierit në lehtësimin e lojës dhe përfitimet që ajo ka tek fëmijët.
Disa nga elementet e përmendur ishin: Sigurimi i një ambienti miqësor për lojën, njohja e kufizimeve fizike dhe emocionale të fëmijës dhe adaptimi i aktiviteteve në varësi të fëmijës. Gjithashtu u trajtuan disa teknika shpërqëndrimi, angazhimi në lojën terapeutike dhe inkurajimi për bashkëpunimin me moshatarët.
Si pjesë e rëndësishme e procesit të lojës u theksua ndërveprimi dhe kushtet, jo sasia e lojrave.
Nënat u bënë pjesë aktive me eksperiencat e tyre konkrete.
Në perfundim u diskutua për elementë të lojës simbolike dhe kufizimi i lojrave para ekranit.
![](https://www.qktrf.gov.al/wp-content/uploads/2024/11/nen5-1024x1024.jpg)
![](https://www.qktrf.gov.al/wp-content/uploads/2024/11/nen6-1024x1024.jpg)
![](https://www.qktrf.gov.al/wp-content/uploads/2024/11/nen7-1024x1024.jpg)