U zhvillua seanca e rradhës së psikoedukimit në QKTRF. Tema e trajtuar ishte: “Lodra dhe loja si pjesë e ndërhyrjes edukative”
Aspekti infermieror nis me disa elementë si: Sigurimi i një ambienti miqësor për lojën, njohja e kufizimeve fizike dhe emocionale të fëmijës dhe përshtatja e aktiviteteve në varësi të gjendjes dhe dëshirave të fëmijës.
Gjithashtu u trajtuan disa teknika shpërqëndrimi, angazhimi në lojën terapeutike dhe inkurajimi për bashkëpunimin me moshatarët.
Si pjesë e rëndësishme e procesit të lojës u theksua ndërveprimi social dhe përfshirja e familjes.
Siguria në lojë, komunikimi me ekipin shëndetësor ishin disa pika të tjera të prekura gjatë prezantimit.
Aspekti psikologjik vijoi me të mësuarin nëpërmjet lojës. Disa nga elementët e trajtuar ishin: loja funksionale, loja simbolike, stimuluesit pozitive, aftësitë përshtatëse, loja pretenduese, përfitimet e lojës si për shembull rritja e ndërveprimit dhe ulja e agresivitetit tek fëmijët.
Krijimi i marrëdhënieve sociale dhe stimulimi i ndërveprimit verbal e jo verbal u trajtua si pjesë e rëndësishme e procesit të lojës.
Këshillim lidhur me nevojën e fëmijës për të kaluar kohë cilësore me të dhe për të lënë mënjanë telefonin gjatë lojës. Gjithashtu pati diskutime lidhur me raste konkrete dhe shembuj nga vetë nënat.
Lojrat në mjedisin e jashtëm, element i stimulit pozitiv për rritjen e ndërveprimit social dhe përfitime të tjera në dukje bazike por të domosdoshme për fëmijën.