Në seancën e sotme të psikoedukimit u trajtua tema: “Roli i stilit të jetës tek çrregullimet e shëndetit mendor të shfaqura në fëmijëri”.
Informacione të përgjithshme se çfarë është shëndeti mendor, rëndësia e tij dhe roli i infermierit në promovimin e shëndetit mendor të fëmijëve. Disa mënyra se si ndikon roli i infermierit: edukimi, këshillimi, mbështetje emocionale dhe bashkëpunimi me profesionistët e tjerë të shëndetit.
Menaxhimi i barnave ishte një nga elementët e rëndësishëm të diskutimit lidhur me kujdesin që duhet treguar dhe mos marrjen e medikamenteve pa rekomandim.
Aspekti psikologjik vijon me lidhjen e ngushtë të shëndetit fizik me atë mendor. Promovimi i një stili jete të shëndetshme i cili ndikon gjithashtu në menaxhimin e stresit, ndërveprimet shoqërore dhe përmirëson rezistencën e një personi duke i mundësuar adaptimin pas situatave të vështira. Disa nga pyetjet e trajtuara në formë diskutimi ishin: çfarë stili jete kemi ne si prind, si ndikon ai tek fëmija dhe si ndikon botëkuptimi ynë në stilin e jetës së fëmijës.
Pati pjesëmarrje aktive nga nënat me eksperiencat e tyre konkrete, falenderime stafit për angazhimin dhe ndihmën qe u japin gjatë trajtimit në qendër.