Sot në seancën e pskoedukimit u zhvillua tema: “Kurbat e zhvillimit të fëmijës dhe si të nxisim zhvillimin e fëmijës”.
Fillimisht aspekti infermieror trajtoi disa mënyra se si të nxisim zhvillimin e fëmijës, stimujt që mund të përdorim për komunikimin dhe ndërveprimin si psh t’i lexojmë fëmijës për të ushtruar gjuhën, përdorimi i përvojave të përditshme si mundësi të mësuari, marrja e lojës seriozisht dhe dhënia e shembujve konkretë.
Më pas kurbat e zhvillimit me objektivat kryesorë si: ushqyerja, vaksinimet, edukimi dhe mbrojtja nga rreziqet e mjedisit.
Seanca vijoi me stadet e zhvillimit, shenjat dhe problematikat qe ka secila fazë për komunikimin, zhvillimin fizik dhe atë emocional. Veçoritë në secilën fazë, momenti dhe elementët që duhet të na shqetësojne nga neonati deri në periudhën 6- 12 vjeç.