Në seancën e rradhës së pskoedukimit u zhvillua tema: ” Evidentimi i shenjave të hershme të çrregullimeve të shëndetit mendor”. Disa spekte të shenjave të hershme të çrregullimeve të shëndetit mendor si: Vështirësitë në komunikim, mungesa e kontaktit vizual, vështirësitë në ndjenjat sociale, mungesa e interesit për lojëra dhe nevoja për rutina rigoroze.
Në lidhje me prapambetjen shenjat mund të përfshijnë disa elementë si: vështirësitë në zhvillimin e aftësive motorike, mungesa e aftësive të mësimit dhe vështirësitë në përqëndrim.
Gjithashtu u trajtuan disa strategji efektive për të ndihmuar fëmijët me shenja të problemeve të shëndetit mendor si: komunikimi i hapur, dëgjimi aktiv, edukimi mbi shëndetin mendor, aktivitetet fizike si edhe me shumë rëndësi kërkimi i ndihmës profesionale.
Këto strategji mund të ndihmojnë në krijimin e një ambienti mbështetës dhe inkurajues për fëmijët.
Trajtimi i temës ishte interaktiv me nënat të cilat shfaqën interes dhe diskutuan për rastet e tyre konkrete.