Në seancën e rradhës së psikoedukimit u zhvillua tema: “Evidentimi i shenjave të hershme të çrregullimeve të shëndetit mendor”.
U prekën disa aspekte të shenjave të hershme të çrregullimeve të shëndetit mendor. Më pas vijoi në formë bashkëbisedimi. Mungesa e interesit për lojëra, vështirësitë në komunikim, mungesa e kontaktit vizual si dhe vështirësitë në ndjenjat sociale.
Në lidhje me prapambetjen shenjat mund të përfshijnë disa elementë si: vështirësitë në zhvillimin e aftësive motorike, mungesa e aftësive të mësimit dhe vështirësitë në përqëndrim.
Nënat shfaqën interes dhe u bënë pjesë aktive me rastet e tyre konkrete se si i menaxhojnë situatat lidhur me problemet e përqëndrimit.
Gjithashtu pyetën se si të evidentojnë problematikat e hershme pasi referojnë që afërsisht mosha 2 vjeç ka qënë koha kur ato kanë filluar të dallojnë shenjat e para.
Sugjerime për disa strategji efektive për të ndihmuar fëmijët me shenja të problemeve të shëndetit mendor si: dëgjimi aktiv, aktivitetet fizike, edukimi mbi shëndetin mendor, bashkëpunimi familjar si edhe me shumë rëndësi kërkimi i ndihmës profesionale.