Në seancën e rradhës së psikoedukimit, u trajtua tema: ” Rëndësia e higjienës së gjumit tek fëmijët dhe edukimi i tij”.
Fillimisht u trajtuan arsyet pse është i rëndësishëm gjumi për fëmijët, në aspektin fizik dhe atë mendor. Më pas me disa nga faktorët që gjenerojnë shqetësime si dalja e dhëmbëve, fillimi i të ecurit, nisja e çerdhes dhe kopështit, prezenca e fëmijëve në debatet familjare apo strese të përditshmërisë të cilat ndikojnë tek fëmijët.
Gërhitja dhe apnea gjithashtu u prekën si shqetësime që nuk duhet të neglizhohen dhe kanë nevojë për konsultën e specialistit.
U sugjeruan disa hapa që mund të ndjekin nënat për të vendosur fëmijën në gjumë më lehtë dhe vendosja e një rutine përpara gjumit si tregimi i përrallave, shmangia e telefonit dhe ekraneve në përgjithësi.
Disa elementë të tjerë të prezantimit ishin ndikimi i gjumit në përmirësimin e të mësuarit, rritjen e imunitetit shëndetësor, uljen e stresit dhe agresivitetit.
Nënat u bënë pjesë aktive lidhur me eksperiencat e tyre personale, çfarë funksionon më mirë në rutinën e fëmijëve të tyre dhe përdorimi i disa stimujve pozitivë.