Në seancën e rradhës së psikoedukimit u trajtua tema: “Roli i ndjekjes dhe mbështetjes së fëmijës pranë zonës së mbulimit”.
Rëndësia që ka ndjekja dhe mbështetja e fëmijës.
Më pas të kuptuarit e problematikave që shfaq fëmija gjatë ndjekjes së terapive, raporti që ndërtojnë me specialistin dhe kontrollet qe bëhen për të parë ecurinë e fëmijës.
U trajtuan edhe disa pyetje si dhe diferencimi i ekolalisë si problematikë. Gjithashtu nënat diskutuan për shqetësimet që hasin me fëmijët e tyre lidhur me marrjen e komandave, ndërveprimin dhe përshtatjen.
Materialet me të cilat mund të punojnë nënat, lojrat funksionale dhe objektet që duhet të përdorin për të patur më shumë rezultate si dhe udhëzime lidhur me marrjen e komandave dhe disa sugjerime për nxitjet pozitive.
![](https://www.qktrf.gov.al/wp-content/uploads/2025/02/shkurt1-1024x1024.jpg)
![](https://www.qktrf.gov.al/wp-content/uploads/2025/02/shkurt2-1024x1024.jpg)
![](https://www.qktrf.gov.al/wp-content/uploads/2025/02/shkurt3-1024x1024.jpg)
![](https://www.qktrf.gov.al/wp-content/uploads/2025/02/shkurt4-1024x1024.jpg)