Qendra Kombëtare Terapeutike dhe Rehabilituese për Fëmijët (QKTRF) dhe Universiteti “Western Balkans” (WBU) kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi, e cila synon promovimin dhe mbështetjen e kërkimit shkencor, zhvillimin profesional dhe organizimin e aktiviteteve të përbashkëta në fushën e fizioterapisë.
Bashkëpunimin në fushën e iniciativave të përbashkëta për projekte, seminare, aktivitete vullnetare, workshope etj për studentët dhe stafin akademik të WBU-së.
Bashkëpunimin në fushën e asistencave teknike dhe profesionale reciproke të palëve.
Shkëmbimin e eksperiencave më qëllim sensibilizimin dhe angazhimin e studentëve të fizioterapisë të Universitetit “Western Balkans”
Ky bashkëpunim do të kontribuojë në ngritjen e standardeve të arsimit dhe kujdesit shëndetësor në Shqipëri, duke u bërë një shembull i suksesit të partneriteteve strategjike.

