Në Ditën Botërore të Shëndetit Mendor, qëllimi ynë është një dhe i vetëm: Askush nuk ka përse t’i luftojë këto beteja i vetëm!
Në Qendrën Kombëtare Terapeutike dhe Rehabilituese, e cila ofron shërbime të specializuara për fëmijët me nevoja të veçanta, u zhvilluan disa aktivitete në kuadër të kësaj dite
Prioritet yni është trajnimi dhe forcimi i rolit të stafit mjekësor dhe punonjësve psiko-socialë pranë Qendrave Shëndetësore si dhe stafit të konsultorit të gruas mbi shëndetin mendor për fëmijët dhe adoleshentët, si hallkë e rëndësishme për ndërgjegjësimin dhe thyerjen e tabuve mbi shëndetin mendor.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka në fokus jo vetëm vijimin e investimeve në institucione për shërbime më të specializuara të shëndetit mendor, por edhe për transformimin e tyre në ambiente sa më familjare.