Në seancën e rradhës së psikoedukimit u zhvillua tema: “Evidentimi i shenjave të hershme të çrregullimeve të shëndetit mendor”.
Në formë bashkëbisedimi u trajtua thuajse i gjithë prezantimi por gjithashtu u prekën disa aspekte të shenjave të hershme të çrregullimeve të shëndetit mendor. Mungesa e interesit për lojëra, nevoja për rutina rigoroze, vështirësitë në komunikim, mungesa e kontaktit vizual si dhe vështirësitë në ndjenjat sociale.
Në lidhje me prapambetjen shenjat mund të përfshijnë disa elementë si: vështirësitë në zhvillimin e aftësive motorike, mungesa e aftësive të mësimit dhe vështirësitë në përqëndrim.
Nënat shfaqën interes dhe u bënë pjesë aktive pasi u pyetën se si i menaxhojnë rastet e tyre konkrete lidhur me problemet e përqëndrimit.
Sugjerime për disa strategji efektive për të ndihmuar fëmijët me shenja të problemeve të shëndetit mendor si: komunikimi i hapur, dëgjimi aktiv, edukimi mbi shëndetin mendor, aktivitetet fizike si edhe me shumë rëndësi kërkimi i ndihmës profesionale.
Nënat gjithashtu diskutuan lidhur me kohën që ato u kushtojnë vetes, në kuadër të një shëndeti më të mirë mendor për veten dhe për mundësinë e një shërbimi sa më të mirë për fëmijën.