Në seancën e rradhës së psikoedukimit, pranë QKTRF u zhvillua tema “Kurbat e zhvillimit të fëmijës dhe si të nxisim zhvillimin e fëmijës”.
Aspekti psikologjik dhe infermieror.
Nënat prezente shprehën mirënjohje për zhvillimin e temave të cilat ju duken me shumë interes dhe ndjehen mjaft mirë gjatë këtyre takimeve. Diskutuan për disa raste, fazat e zhvillimit të fëmijëve të tyre etj.
Fillimisht u trajtua aspekti psikologjik me stadet e zhvillimit. Më pas me pyetje se kur dhe si i kanë evidentuar problematikat me fëmijët, vetë apo nëpërmjet mjekut. Cilët janë treguesit, të veçantat dhe problematikat në fazat e ndryshme duke nisur nga neonati deri në periudhën 6- 12 vjeç.
Më pas pjesa infermierore me kurbat e zhvillimit, parametrat e zakonshëm që duhet të përdoren për vlerësim dhe disa mënyra se si të nxisim zhvillimin e fëmijës.