Sot u zhvillua takimi i fundit për vitin 2023 i seancave të psikoedukimit në QKTRF.
Tema e trajtuar ishte: “Kurbat e zhvillimit të fëmijës dhe si të nxisim zhvillimin e fëmijës”.
Pjesa infermierore dhe aspekti psikologjik.
Fillimisht u trajtuan kurbat e zhvillimit, ku bazohen dhe cilët janë parametrat e zakonshëm që duhet të përdoren për vlerësim, disa mënyra se si të nxisim zhvillimin e fëmijës, stimujt që mund të përdorim për komunikimin dhe ndërveprimin.
Më pas aspekti psikologjik me stadet e zhvillimit, shenjat dhe problematikat qe ka secila fazë nga neonati deri në periudhën 6- 12 vjeç.
Nënat patën interes dhe diskutuan për disa raste konkrete, për stilin e prindërimit në tërësi dhe se si menaxhohen disa raste kur fëmijët kanë shpërthime emocionale.