Në seancën e rradhës së pskoedukimit u zhvillua tema: “Kurbat e zhvillimit të fëmijës dhe si të nxisim zhvillimin e fëmijës”
Disa mënyra se si të nxisim zhvillimin e fëmijës, stimujt që mund të përdorim për komunikimin dhe ndërveprimin, përdorimi i përvojave të përditshme si mundësi të mësuari, marrja e lojës më seriozisht për t’u përdorur si mundësi zhvillimi për fëmijën, dhënia e shembujve konkretë si edhe leximi me fëmijën për të ushtruar gjuhën.
Më pas kurbat e zhvillimit me objektivat kryesorë si: ushqyerja, edukimi,vaksinimet dhe mbrojtja nga rreziqet.
Në vijim paraqitja grafike e kurbave te rritjes dhe disa informacione se cilët janë parametrat e zakonshëm që duhet të përdoren për vlerësim.
Nënat shfaqën interes duke bërë pyetje dhe duke diskutuar për rastet e tyre konkrete.