Misioni

Qendra Kombëtare Terapeutike dhe Rehabilituese për Fëmijët në përputhje me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi në Republikën e Shqipërisë ka si mision:

  • Trajtimin e barabartë dhe jodiskriminues të personave me çrregullime të shëndetit mendor, në funksion të respektimit të integritetit fizik dhe dinjitetit njerëzorë.
  • Ofrimin e kujdesit shëndetësor për personat me çrregullim të shëndetit mendor në një mjedis sa më pak shtrëngues duke tentuar drejt nivelit komunitar për të minimizuar në maksimum zhvendosjet nga mjedisi familjar dhe për të lehtësuar integrimin dhe rehabilitimin social.
  • Krijimin e lehtësirave për këtë kategori të vecantë personash dhe njëkohësisht edhe për familjarët e tyre me qëllim përfshirjen e tyre në jetën socialo-shoqërore.
  • Vlerësimin dhe ofrimin e kujdesit për këta persona referuar modelit bio-psiko-social nga ekipe multidisiplinore që i përgjigjen në mënyrë komplekse nevojave mjeksësore, psikologjike, sociale dhe rehabilituese.
  • Përmirësimin e cilësisë së jetesës së fëmijëve me nevoja të veçanta dhe ofrimin e mbështetjes familjeve të tyre në procesin e rehabilitimit, kujdesit dhe edukimit të fëmijëve.
  • Ushtrimin e të drejtave të personave me çrregullime të shëndetit mendor në përputhje me Aktet Ndërkombëtare të ratifikuara nga Republika e Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Add New Playlist