Mbështetur në ligjin nr. 152 datë 21.12.2015 “Për shërbimin e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimin” si dhe në ligjin 10237 “Për sigurinë dhe shëndetin në punë”, Qendra e formimit professional “Mbrojtja dhe Shpëtimi nga Zjarri”, hartoi një program stërvitjeje për të trajnuar punonjësit e Qendra Kombëtare Terapeutike dhe Rehabilituese për Fëmijët.
Trajnimi u zhvillua në fushën e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimit. Për përgatitjen teorike u informuan mbi ligjin për mbrojtjen nga zjarri dhe atë praktike duke njohur punonjësit me procedurat e evakuimit në raste zjarresh dhe fatkeqësive të tjera si përmbytjet, tërmetet dhe me detyrat e secilit në këto situata.
Disa nga temat që u zhvilluan janë:
- – Njohuri mbi ligjin nr 152, datë 21.12.2015 “Për shërbimin e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimin”, misioni dhe detyrat e policisë së mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimit, detyrat e personave juridikë e fizikë.
- – Çfarë është zjarri, njohuri bazë mbi procesin e djegies, klasifikimi i zjarrit, lindja dhe zhvilimi i zjarrit.
- – Parandalimi i zjarreve, si mund t’i parandalojmë, njohja me mjetet e diktim- sinjalizimit dhe mjetet për shuarjen e zjarrit. Çfarë janë fikset e zjarrit sipas llojit, sa lloje fiksesh kemi dhe kur i përdorim ato.
- – Evakuimi i personave në një ndërtesë. Si mund të krijohet një plan emergjence, si mund të bëhet evakuimi i punonjësve në ndërtesë ku ka rënë zjarri, çfarë veprimesh do të ndiqni dhe ushtrime praktike për përdorimin e fikseve, hidratantëve të brendshme dhe të jashtme në subjekt.
- Përfaqësuesi i MZSH, z. Luan Shehu informoi mbi rradhën e veprimeve për provën e evakuimit të punonjësve të QKTRF, hapat që duhet të ndiqen për t’ju përgjigjur alarmit të zjarrit dhe procedurat gjatë evkuimit.
- Gjithashtu pati edhe demonstrime praktike se si mund të veprohet në raste konkrete.