Në seancën e sotme të psikoedukimit u trajtua tema: “Rëndësia e dinamikave familjare përgjatë ecurisë tek fëmijët me çrregullime të spektrit Autik”.
➡️ Fillimisht u trajtua rëndësia që ka komunikimi në ecurinë e zhvillimit të fëmijës. Nënat diskutuan për vështirësitë që kanë në lidhje me komunikimin, si e kanë zbuluar ato problemin e fëmijës dhe nga shembujt konkretë, janë nënat të parat që kanë evidentuar problematikën si kontakti i parë me fëmijën.
➡️ Kjo pjesë e prezantimit theksoi familjen si sistemi kryesor mbështetës për fëmijët me autizëm. Dinamikat pozitive të familjes krijojnë një mjedis edukues dhe rrisin aftësinë e fëmijës për të përballuar sfidat që lidhen me autizmin.
➡️ Ndikimi në ndërhyrjen e hershme, ndërveprimi social, rregullimi emocional, menaxhimi i sjelljeve refuzuese, agresive të fëmijëve, mekanizmat e përballimit, komunikimi dhe adresimi i nevojave individuale ishin disa pika të tjera të prezantimit.
➡️Gjithashtu nënat diskutuan për vështirësitë që hasin dhe përpjekjet që bëjnë për të kuptuar nevojat e fëmijëve për shkak të mungesës së komunikimit me fjalë.
➡️Më pas u kalua në pjesën infermierore me rëndësinë e rolit të dinamikave familjare. Mbështetja, komunikimi, informacioni dhe bashkëpunimi ishin disa nga pikat e trajtuara.
➡️ Gjithashtu u theksuan disa teknika të thjeshta të përditshme si plani ditor, koha për lojrat, rutina e shkollës, arti si teknikë ndihmëse në rritjen së vetëbesimit dhe vetëvlerësimit të fëmijës.
➡️Pikë tjetër e trajtuar nga ky shërbim ishte kujdesi infermieror në krijimin e një mjedisi të qetë e të rehatshëm, komunikimi i thjeshtë dhe bashkëpunues me prindërit.