✅️Në seancën e rradhës së psikoedukimit u trajtuan temat: “Rëndësia e dinamikave familjare përgjatë ecurisë tek fëmijët me çrregullime të spektrit Autik” dhe
“Semundjet bashkëshoqëruese dhe trajtimi i tyre te femijët me çrregullime të zhvillimit”.
➡️Kujdesi që nënat duhet të kenë për shëndetin e tyre fizik dhe mendor për të marrë
energjitë e nevojshme dhe për të lehtësuar procesin e mbështetjes së fëmijëve.
➡️Mbështetja, komunikimi, informacioni dhe bashkëpunimi ishin disa elementë të temës.
➡️Kjo pjesë u trajtua edhe në formë bashkëbisedimi ku nënat u bënë pjesë aktive me
eksperiencat e tyre lidhur me pranimin e problematikës së fëmijës, paragjykimet dhe mbështetja e familjeve.
➡️Gjithashtu u theksuan disa teknika të thjeshta të përditshme si plani ditor, koha për lojrat, rutina e shkollës, arti si teknikë ndihmëse në rritjen e vetëbesimit dhe vetëvlerësimit të fëmijës.
✅️Tema e dytë trajtoi aspektin psikologjik të sëmundjeve bashkëshoqëruese tek
fëmijët me çrregullime të zhvillimit. Nisi me llojet e tyre, cilat drejtime prekin më shumë,
vështirësitë për t’u kuptuar, përballuar dhe tejkaluar.
➡️Disa prej sëmundjeve që u prekën
ishin kequshqyerja kryesisht tek fëmijët me autizëm, mungesa e elementëve ushqyes si në
dietat e varfëra ashtu edhe tek rastet me obezitet. ➡️Këshilla për të komunikuar me mjekun për çdo
problematikë të hasur, marrja e informacioneve për të reduktuar problemet që sjell kequshqyerja etj.
➡️Sëmundje të tjera që u përmendën dhe trajtuan ishin ato infektive, ftohjet dhe alergjitë,
çrregullimet e gjakut, çrregullimet e traktit tretës, problemet e lëkurës ku për secilën prej tyre u vu theksi edhe tek higjiena dhe vigjilenca që nënat duhet të tregojnë.