✳️ Në seancën e sotme të psikoedukimit u trajtua tema: “Sëmundjet bashkëshoqëruese dhe trajtimi i tyre infermieror tek femijët me probleme të zhvillimit”.
➡️Nis prezantimin aspekti infermieror me shërbimet që ofron qendra dhe diagnozat kryesore të shëndetit mendor.
➡️U diskutuan disa nga diagnozat më të shpeshta si çrregullimet gjuhësore, ADHD, kequshqyerja, Prapambetja mendore, Autizmi. Vijon me shërbimin infermieror në qendër, sigurimi i mjedisit të sigurt për fëmijët dhe prindërit, ofrimi i kujdesit mjekësor, psiko- social dhe terapeutik për fëmijët ambulatorë dhe të hospitalizuar si dhe për adoleshentët.
➡️ Gjithashtu u prek ndërhyrja infermierore tek fëmijët me diagnoza bashkëshoqëruese, ekzaminimi objektiv ku marrja e anamnezës pati një theks të veçantë. Nënat morën pjesë aktive duke përmendur ndihmën shtesë
të specialistëve për të cilën ndjejnë nevojë në rastet e fëmijëve me më shumë se një diagnozë.
➡️ Më pas aspekti psikologjik trajtoi vështirësitë në të kuptuarin e shqetësimeve të fëmijëve për shkak të limiteve fizike dhe mendore që ata mund të kenë. Për këtë arsye ata shfaqin nevojën për kujdes më të veçantë.
➡️ U prekën disa nga sëmundjet më të shpeshta gjatë fëmijërisë si kequshqyerja ku nënat përsëri u bënë pjesë me eksperiencat e tyre personale, problematikat e fëmijëve të tyre në ushqyerje dhe si i përballin ato. Sëmundjet infektive, çrregullimet respiratore, çrregullimet e gjakut,
çrregullimet e traktit tretës, çrregullimet e lëkurës etj.
Si evidentohen, kujdesi që duhet treguar ndaj fëmijëve që shfaqin shenja apo shqetësime dhe si menaxhohen.
![](https://www.qktrf.gov.al/wp-content/uploads/2024/02/21shkurt1-1024x461.jpg)
![](https://www.qktrf.gov.al/wp-content/uploads/2024/02/21shkurt2-1024x461.jpg)
![](https://www.qktrf.gov.al/wp-content/uploads/2024/02/21shkurt3-1024x461.jpg)
![](https://www.qktrf.gov.al/wp-content/uploads/2024/02/21shkurt4-1024x461.jpg)
![](https://www.qktrf.gov.al/wp-content/uploads/2024/02/21shkurt5-1024x461.jpg)
![](https://www.qktrf.gov.al/wp-content/uploads/2024/02/21shkurt6-1024x461.jpg)
![](https://www.qktrf.gov.al/wp-content/uploads/2024/02/21shkurt7-1024x383.jpg)
![](https://www.qktrf.gov.al/wp-content/uploads/2024/02/21shkurt8-1024x461.jpg)