✳️Në seancën e psikoedukimit, sot u trajtuan dy tema, e para “Shpërthimet emocionale të zemërimit (Tantrumet) dhe problemet e sjelljes të fëmijëve me probleme të neurozhillimit, menaxhimi i tyre nga ana e prindërve, aspekti infermieror” dhe
“Roli i ndjekjes dhe mbështetjes së fëmijës pranë zonës së mbulimit, referuar nga aspekti psikologjik”.
➡️Nisi me detyrat dhe kopetencat e infermierit të shëndetit mendor.
➡️Më pas me spjegimin se çfarë janë tantrumet, nga se shkaktohen ato. Ballafaqimi me shkaktarët që përkeqësojnë gjendjen dhe së fundmi me disa teknika parandaluese ndaj shkaktarëve përkeqesues të tantrum-eve. Pse ndodh frustrimi, si menaxhohet.
➡️Nënat flasin për eksperiencat e tyre për rastet konkrete. Nënat gjithashtu vijojnë të shprehin mirënjohje në lidhje me shërbimin dhe ndryshimet pozitive
të fëmijëve të tyre pas trajtimit në qendër.
➡️Tema e dytë nisi me rëndësinë që ka ndjekja dhe mbështetja e fëmijës në zonën e mbulimit. Spjegim lidhur me stereotipitë dhe si menaxhohen ato.
Më pas me shpeshtësinë e kontrolleve për të parë ecurinë apo regresin që fëmija bën.
➡️U trajtuan edhe disa pyetje që zakonisht bëhen nga nënat, materialet me të cilat mund të punojnë ato, lojrat funksionale dhe objektet që duhet të përdorin për të patur më shumë rezultate si dhe udhëzime lidhur me marrjen e komandave. Disa sugjerime për nxitjet pozitive dhe diferenca mes rolit të infermierit dhe atij të psikologut ne lidhje me ndjekjen dhe mbështetjen në zonën e mbulimit.
➡️Tema të tjera me interes ishin të kuptuarit e problematikës që shfaq fëmija gjatë ndjekjes së terapive, raporti që ndërtojnë me specialistin dhe kontrollet qe bëhen për të parë ecurinë e fëmijës.